FMN, fond prej 187 milionë dollarë për Sierra Leonen e goditur nga Ebola

03/03/2015 00:00

Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi të hënën një fond prej 187 milionë dollarë për Sierra Leonen e goditur nga virusi i Ebolas.

Zyrtarë të FMN thanë se janë lëvruar menjëherë 85 milionë. Dollarë, ndërsa më vonë do të kalohet edhe pjesa tjetër.

Fondet do ti vinë në ndihmë qeverisë në luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse, duke ndihmuar për të mbuluar buxhetin e menjëhershëm dhe shlyerjen e pagave të personave që i kanë ardhur në ndihmë të prekurve nga Ebola.

“Ekonomia e Sierra Leones ka pësuar goditje të rënda me pasoja dramatike sociale dhe ekonomike. Epidemia dhe rënia drastike e çmimit të mineralit të hekuri kanë ndikuar jashtëzakonisht në ekonomi, duke u shoqëruar edhe me një tkurrje të ndjeshme të prodhimit, si dhe rënie të pagave gjatë vitit 2015”, tha të hënën një prej zyrtarëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Sierra Leone është një nga tre vendet e Afrikës Perëndimore të goditura më rëndë nga Ebola, e cila i ka marrë jetën më shumë se 9500 personave, nga të cilët 3400 kanë ndërruar jetë në Sierra Leone.

Top Channel