Llalla urdhëron hetim për Tom Doshin

03/03/2015 00:00

Nëpërmjet një njoftimi për publikun, Prokuroria e Përgjithshme bëri të
ditur se prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka urdhëruar
Prokurorinë e Krimeve të Rënda që të nisë hetimet mbi deklarimet e
deputetit Tom Doshi, i cili denoncoi në media se disa muaj më parë është
tentuar që të vritet ai dhe një deputet tjetër.

Behet e ditur se Prokuroria e Krimeve te Renda ka regjistruar menjehere procedimin penal per dyshimet se eshte konsumuar vepra penale e “vrasjes me dashje te mbetur ne tentative”, ashtu siç edhe ka pretenduar ne deklaratat e tij deputeti Doshi. Megjithate veprimet hetimore te prokuroreve nuk behen publike per shkak te sekretit hetimor.

Gjithsesi Zyra e Shtypit e prokurorit të Përgjithshëm shprehet se “Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria, krahas veprimeve të tjera proceduriale, fton deputetin Tom Doshi që të paraqesë shpjegimet e tij, si edhe provat që ai disponon në lidhje me këtë rast”.

Njoftimi i Prokurorise se Pergjithshme mbyllet me kete paragraf: “Prokuroria Shqiptare vlerëson mbështetjen dhe inkurajimin e partnerëve ndërkombëtarë në përmbushje të misionit të saj për evidentimin, hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të personave që kryejnë vepra penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe zyrtarët publikë të çdo niveli”.

Në hetimet e hapura kryesisht nga Prokuroria e Krimeve te Renda pritet qe te merren edhe deklarimet e deputetit Doshi, si edhe te kerkohen materiale te tjera shtese, per te cilat pretendohet se jane te faktuara deklaratat.

Top Channel