Në ishullin Aoshima, në jug të Japonisë, jeton një koloni e madhe macesh. Felinët u futën në ishullin e gjatë më pak se 1 kilometër për të luftuar minjtë që nuk linin rehat peshkatarët.

Sot janë mbi 120 macet përballë një “grusht” banorësh, që janë thuajse të gjithë të moshuar.

Ishulli, që në vitin 1945 kishte një popullsi mbi 900 persona, sot lidhet me tokën e palëvizshme me një traget, që rrallë herë çon atje ndonjë turist.

Por atje mund të bësh vetëm pak gjëra, pasi nuk ka restorante, nuk ka makina, dyqane apo kioska të asnjë lloji.

Top Channel