Cani takon homologun kosovar, diskutim për lehtësirat mes dy vendeve

03/03/2015 00:00

Ministri i Financave Shkëlqim Cani priti në një takim pune homologun e
tij kosovar. Abdullah Hoti, ku është diskutuar për thjeshtimin e
mëtejshëm të procedurave doganore dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik
mes dy vendeve.

Dy ministrat kanë rënë dakord për ngritjen e një grupi pune me ekspertë të përbashkët, i cili do të ketë për qëllim identifikimin dhe propozimin e lehtësirave të tjera për bizneset e dy vendeve.

Ky grup do të përcaktojë procedurat për të realizuar heqjen e kontrollit të dyfishtë aktual në dogana dhe krijimin një zyre të vetme të përbashkët zhdoganimi mes dy vendeve.  

Top Channel