Unaza e Madhe, operacion për prishjen e objekteve mbi projekt

03/03/2015 00:00

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion
per prishjen e objekteve që pengojnë projektin për zgjerimin e rrugës në
Unazën e Madhe në kryeqytet.

Ky aksion është fokusuar në objektet e ndërtuara në segmentin e rrugës që nis nga ‘Komuna e Parisit’ deri tek Shkolla Teknologjike. Fadroma e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka bërë shembjen e tre godinave, dy prej të cilave trekatëshe.

Por burime nga IKMT sqarojnë se, pronarët e objekteve që u prishen objektet janë shpronësuar më parë, pasi aksioni i IKMT-së është në mbështetje të Autorititetit Rrugor Shqiptar, i cili ka kryer më parë të gjitha procedurat e duhura për objektet e planifikuara për shembje.

Projekti i Unazës së Madhe të kryeqytetit ka nisur vite më parë, por është ndërprerë disa herë për shkak të shpronësimeve për objektet që pengonin vijimin e punimeve.

Top Channel