Ndalohet dëshmitari i pretenduar i videos, Durim Bani

03/03/2015 00:00

Pas akuzave të deputetit Tom Doshi se i penduari është një i ri nga
Fushë-Kruja, të cilin tentuan ta vrisnin disa ditë më parë, policia ka
ndaluar menjëherë të hënën në mbrëmje personin e pretenduar si autor dhe
si i penduar dhe që rezulton se është shtetasi Durim Bani.

Bani është duke u marrë në pyetje intensive nga një grup prokurorësh dhe ekspertësh të policisë.

Sipas pretendimeve te deputetit socialist Bani e lajmeroi ate se kishte nje tentative ku kerkohej eleminimi fizik i tij.

Sipas deputetit Tom Doshi, Bani u pendua dhe nuk e kreu atentatin, por bëri një rrëfim në një video ku provohej sipas deputetit theniet e Durim Banit dhe akuzat ndaj Ilir Metes.

Emri i Durim Banit i cli ishte i njohur vetem per policine lokale per disa precedente penale, u be i njohur te dielen e 22 shkurtit kur, forcat antieksploziv çaktivizuan nje sasi prej 400 gramë tritol te vendosur ne automjetin e tij.

Lenda plasese u konstatua ne gomen e pare, ne kahun e shoferit te automjetit tip fuoristradë BMë. Mjeti ishte parkuar afer pallatit te tij ne lagjen “Grumbullimi” te Fushe-Krujes. Policia u njoftua nga nje qytetar dhe beri menjehere evakuimin e zones. Forcat antieksploziv çaktivizuan nje mekanizem me sigurese i cili ishte planifikuar te leshonte zjarr te fitili zjarrpercjelles sapo automjeti te levizte.

Tritoli ishte i kapur me anen e disa fijeve te holla teli te veshura dhe ne levizjen e pare te gomes do te shperthente. Grupi hetimor tha ne ate kohe se pista kryesore eshte ajo e hakmarrjes per shkak se Bani eshte nje person me precedente penale.

Top Channel