Braho: Berisha të dëshmojë në Prokurori

03/03/2015 00:00

Pas deklarimeve të ish-kryeministri Sali Berisha, reagoi kryetari i
Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, i cili thotë se
“Berisha ka detyrim ligjor të dëshmojë në Prokurori, jo shkallëve”.

Berisha,- thotë Braho,- ta dijë që pasja dijeni dhe fshehja dënohen. ‘Prokuroria menjëherë të administrojë deklaratat e Berishës për zbardhjen e kësaj çështjeje” kërkon Braho, i cili duke iu drejtuar Berishës, shtoi: ”Doktori të ruajë qetesinë, të enjten kam surpriza për të në Kuvend”.

Pas kësaj deklarate ka reaguar dhe nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, i cili ka mbështetur thirrjen e ndërkombëtarëve, që politika të shkëputet nga krimi.

“Ne jemi për t’u ndarë, e theksoj për t’u ndarë nga krimi dhe persona të inkriminuar. Ne jemi 100 përqind dakort, jemi dhe kemi qenë. Na vjen keq që nuk gjejmë dot një unitet dhe në vend që të jemi sot në anën e antikrimit, gjendemi në histori thashethemesh dhe vorbullash mediatike që stisen për interesa të caktuara, që sponsorizohen nga ish-drejtues apo drejtues të PD”, tha Manjani.

Top Channel