Agim Rama: Kjo është një lojë e ndyrë politike

03/03/2015 00:00

Agim Rama, kunati i zotit Berisha është emri i përfolur sot si personi
porositës për vrasjen e deputetëve Tom Doshi dhe Mëhill Fufi.

Gazetarja e Top Channel, Elona Meço ka komunikuar me biznesmenin Rama, të cilit i ka kërkuar një reagim. “Përmendjen e emrit tim e cilësoj si fantazi të pjesës kriminale të shoqërisë”, mësohet të jetë shprehur Agim Rama.

Sipas tij, kjo është një lojë e ndyrë politike dhe ai nuk donte të përfshihej në këtë histori, sepse nuk kishte asnjë lidhje.

Top Channel