Basha takon ambasadorët e SHBA dhe BE

03/03/2015 00:00

Rreth orës 14:00 të ditës së martë,  ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ambasadorja e BE, Ramona Vlahutin do të zhvillonin një takim me kreun e opozitës,
Lulzim Basha.

Por, duke parë praninë e madhe të mediave jashtë selisë së PD, duket se takimi është zhvendosur në një prej zyrave të BE-së në Tiranë.

Sipas Top Channel, takimi atje ka qenë vetëm mes dy ambasadorëve dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Me interes pritet edhe seanca parlamentare e të enjtes, ku debatet dhe përplasjet me siguri që duhet të jenë të ashpra mes dy kampeve politike.

Top Channel