Me një peshë prej 80 kilogramësh, Hulku është pit bulli më i madh në botë dhe duke qenë se është vetëm 17 muajsh, ai do të vazhdojë të rritet edhe më shumë.

Pronarët e tij nuk e kanë aspak problem peshën dhe reputacionin që kanë qentë pit bull. Ata lënë që djali i tyre 3-vjeçar të luajë gjithë ditën me Hulkun. Marlon Grennan thotë: “Pit bulli është një qen shumë i kujdesshëm dhe i përshtatshëm për familje. Është si të kesh dado për fëmijën. Ata janë qen si çdo qen tjetër. Varet si i mëson.”

Gjithsesi, pronari i qenit thotë se një si Hulku mund të vrasë pa problem dikë nëse ndodhet “në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar”.

Hulku është tre herë më i madh se një pit bull normal dhe ushqehet çdo ditë me 2 kilogramë mish.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel