Qukapiku me një pasagjer të pazakontë dhe aspak miqësor

03/03/2015 00:00

Një fotograf amator britanik u ndodh në vendin dhe kohën e duhur për të dokumentuar fluturimin e pazakontë të një qukapiku, me një pasagjer të pazakontë mbi shpinë.

Me siguri nuselala mbi shpinën e zogut nuk kishte si qëllim vetëm një udhëtim pa pagesë, përkundrazi. Ajo u përpoq të vrasë dhe më pas të ushqehet me mjetin e saj. Mes tyre u zhvillua një betejë e shkurtër për mbijetesë, ku në fund i fituari doli qukapiku që arriti të shpëtojë.

Fotografi amator, Martin Le-May thotë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe është siguruar për nuselalën mbi shpinën e zogut vetëm pasi ka parë dhe riparë fotot në aparatin e tij dixhital.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel