Singapori, qyteti më i shtrenjtë në botë

03/03/2015 00:00

Singapori vazhdon të mbetet qyteti me koston e jetesës më të shtrenjtë në botë. Sondazhi i përvitshëm i ‘The Economist’ sheh në pesëshen e parë të renditjes edhe Parisin, Oslon, Zyrihun dhe Sidnejn.

Melburni, Gjeneva, Kopenhageni, Hong Kongu dhe Seuli plotësojnë dhjetëshen e qyteteve më të shtrenjta. Studimi i ‘The Economist’ vlerësoi çmimet në më shumë se 130 qytete të botës duke përdorur Nju Jorkun si bazë krahasimi.

Sipas studimit, qytetet më të lira janë ato në nënkontinentin e Azisë, në veri të Afrikës apo në Amerikën e Jugut.

Ja renditja e 10 qyteteve më të lira:

1. Karaçi (Pakistan)
2. Bangalor (Indi)
3. Karakas (Venezuelë)
4. Bombei (Indi)
5. Çenai (Indi)
6.  Nju Delhi (Indi)
7. Teheran (Iran)
8. Damask (Siri)
9. Katmandu (Nepal)
10.  Algjer (Algjeri)

Top Channel