Tiranë, grabitet me armë xhiroja e një marketi në Laknas
03/03/2015 00:00
Pasditen e së martës është grabitur nga persona të armatosur xhiroja ditore e një marketi në fshatin Laknas.
Nga të dhënat e para mësohet se grabitja është bërë nga 4 persona, të cilët kanë marrë edhe disa koli me cigare.
Komisariati i Policisë nr. 5 në Tiranë po punon për kapjen e autorëve.
Top Channel