SHBA, miratohet projektligji për financim të plotë të Sigurisë Kombëtare

03/03/2015 00:00

Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar mbrëmjen e së martës projektligjin për financimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare përgjatë përiudhës së mbetur të vitit fiskal, duke e dërguar atë në Presidencë, për të marrë ashtu siç pritet firmën e presidentit Obama.

Ligji aktual nuk do të shënjestrojë veprimet ekzekutive të Obamës ndaj emigracionit, duke u dhënë kështu demokratëve atë që kishin kërkuar prej kohësh, e që me shumë gjasa ka irrituar shumë konservatorë për “përuljen” ndaj presidentit në luftën kundër emigracionit.

Votimi me 257 pro dhe 167 kundër, ku disa republikanë iu bashkuan demokratëve, bëri të mundur miratimin e projektligjit, i cili e ka kaluar provën në Senat dhe pret vetëm nënshkrimin e Obamës.

“Siç më keni dëgjuar të them në disa raste, Dhoma ka bërë detyrën e saj me miratimin e legjislacionit për të financuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare, si dhe për të bllokuar një veprim ekzekutiv të presidentit për emigracionin”, tha kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, përpara republikanëve gjatë një takimi mëngjesin e së martës. “Për fat të keq, lufta nuk u fitua kurrë në dhomën tjetër të Kongresit”.

Votimi shënon një fitore të madhe për demokratët, të cilët kishin kërkuar prej kohësh që Kongresi të miratonte një projektligj “të pastër”, pa modifikime ndaj emigracionit, për të financuar Sigurinë Kombëtare. Prej javësh, Boehner dhe zëvendësit kryesorë të tij refuzuan të merrnin në shqyrtim këtë projektligj, pasi konservatorët kërkonin të shfrytëzonin debatin mbi Sigurinë Kombëtare për të marrë direktivat e Obamës, që përfshinin edhe një veprim për të parandaluar deportimin e miliona emigrantëve pa dokumentacion.

Top Channel