Kinë, buxheti ushtarak rritet me 10%

04/03/2015 00:00

Buxheti ushtarak i Kinës do të rritet me 10% në vitin 2015 dhe sipas BBC-së njoftimi zyrtar do të vijë të enjten në Parlament.

Ka disa vite që rritja e buxhetit ushtarak të Kinës është me dy shifra. Ky shtet është shpenzuesi i dytë më i madh në botë përsa i përket ushtrisë, por gjithsesi mbetet shumë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vitin e kaluar, shpenzimet kineze për mbrojtjen arritën shifrën e 130 miliardë dollarëve, ndërsa për vitin 2016 presidenti amerikan Barack Obama ka kërkuar një buxhet prej 585 miliardë dollarësh për forcat ushtarake amerikane.

Sipas BBC, rritja në buxhetin ushtarak të Kinës bëhet për të pasur mundësi investimi në pajisje të teknologjisë së lartë si nëndetëse dhe avionë që nuk pikasen nga radarët.

Top Channel