Skënderbeu-Tirana, supersfida e javës së 25

04/03/2015 00:00

Skënderbeu-Tirana është ndeshja kryesore e javës së 25 të Kategorisë Superiore. Sot, në orën 17:00, në stadiumin e Korçës do të zbresin në fushë vendasit e vendit të dytë (48 pikë) dhe bardheblutë e vendit të tretë (47 pikë, por një ndeshje më pak).

Një sfidë mes dy skuadrave rivale për titullin që do të tregojë shumë mbi forcën reale të ekipeve të drejtuara nga Mirel Josa dhe Gugash Magani.

Ndërkohë, pas barazimit të papritur në fundjavë ndaj Apolonisë, Kukësi do të kërkojë fitoren në fushën e tij ndaj Teutës për të mbajtur vendin e parë në klasifikim.

Partizani i vendit të katërt do të luajë në “Niko Dovana” të Durrësit ndeshjen me Flamurtarin.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo mes Laçit dhe Vllaznisë.

Kukësi-Teuta, Partizani-Flamurtari dhe Laçi-Vllaznia do të luhen sot në orën 14:00.

Java e 25 e Kategorisë Superiore do të mbyllet nesër me takimin Elbasani-Apolonia (ora 14:00).

Top Channel