“Arrest me burg” për Engjëll Hodajn, autori i vrasjes në fshatin Roms të Mallakastrës

04/03/2015 00:00

Gjykata e Fierit vendosi “arrest me burg” për 32-vjeçarin Engjëll Hodaj, i cili vrau një person dhe plagosi një tjetër në fshatin Roms të Mallakastrës.

Ngjarja ndodhi në një lokal në qëndër të fshatit. 30-vjeçari Engjëll Hodaj qëlloi me çifte dy bashkëfshatarë te tij, duke lënë të vdekur Eduart Zotajn, 21 vjeç, dhe plagosi Blerim Beqirajn, 30 vjeç, që të dy banorë të fshatit Roms.

Policia tha se ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës pasi kishin konsumuar sasi të konsiderueshme pjjesh alkoolike.

Konflikti ka nisur me fyerje dhe sharje mes viktimës dhe autorit. Ky i fundit është larguar nga lokali për t’u kthyer pak minuta më pas me një çifte në dorë. Në hyrje të lokalit, Hodaj i drejtoi armën nga dy bashkëfshatarët e tij dhe qëlloi tri herë.

Policia u vu në kërkim të autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas vrasjes, si dhe vendosi një shpërblim për kapjen e tij. Por, pas negociatave me familjarët dhe rrethimit të zonës, autori Engjëll Hodaj është vetëdorëzuar.

Top Channel