Rama-Meta, takim në Kryesinë e Kuvendit

04/03/2015 00:00

Kryeparlamentari Ilir Meta u takua mëngjesin e të mërkurës në Kryesinë e Kuvendit me Kryeministrin Edi Rama.

Për takimin që zgjati rreth një orë, ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar se për çfarë është biseduar.

Takimi Rama-Meta, vjen pas situatës së krijuar nga deklaratat bombastike të deputetit Tom Doshi. Sipas tij, Meta ka urdhëruar vrasjen e tij dhe të një deputeti tjetër. Ndërsa pas kësaj akuze, Meta kërkoi që organet e drejtësisë të zbardhin çështjen, ndërsa bëri publik, skenarin e vërtetë, sipas Metes, në bazë të të cilit ish-Kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet kunatit të tij Agim Rama ka porositur vrasjen e Doshit dhe demokratit Mëhill Fufi, me qëllim destabilizimin e vendit.

Pas këtyre zhvillimeve dhe pas një takimi në Kryeministri mes Llallës, Metës, Ramës dhe Tahirit, Prokluroria urdhëroi nisjen e hetimeve kryesisht për deklaratat e Doshit.

Top Channel