Hoxhaj në Bruksel, takon zyrtarë të lartë të NATO-s

04/03/2015 00:00

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj po qëndron në
Bruksel ku së bashku me ministrin e FSK-së, Haki Demolli, kryetaren e
Komisionit për Integrime, Teuta Sahatçija dhe gjeneralin Kadri Kastrati
kanë vizituar selinë e NATO-së dhe janë takuar me zyrtarë të lartë të
këtij institucioni.

Në një postim në Facebook, ish-ministri i Jashtëm Hoxhaj ka thënë në NATO ekziston përkrahja për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura.

“Duhet theksuar se është një mbështetje e mirëfilltë për transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura veçmas nga shtetet kryesore anëtare dhe vendimmarrësit e saj” ka shkruar Hoxhaj.

Më tej, Hoxhaj i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të mos vonohet në marrjen e vendimit për ta themeluar FAK-un dhe bërë Kosovën me ushtri. Vizita e Hoxhajt dhe një grupi vendimmarrësish nga Kosova në selinë e NATO-së po bëhet me organizimin e misionit të SHBA-së në këtë organizatë.

Top Channel