Doshi, të enjten në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’u marrë në pyetje

04/03/2015 00:00

Tom Doshi pritet të merret në pyetje ditën e enjte nga Prokuroria e
Krimeve të Rënda në lidhje me atentatin që dyshohet se ishte organizuar
ndaj tij.

Sipas “Shqip”, Doshi do të paraqitet përpara grupit
hetimor rreth orës 10:00 të paradites, për t’iu nënshtruar pyetjeve të
shumta.

Një ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi deputetit Doshi të paraqesë të gjitha provat që ka në lidhje me pretendimet e ngritura. Deputeti i Shkodrës tha se disponon prova materiale që vërtetojnë akuzat  për eliminimin e tij fizik. Bëhet fjalë për një video 37 minutëshe, ku Doshi thotë se personi i paguar për vrasjen e tij, tregon me detaje të gjithë planin për vrasjen e tij dhe të deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi, të nisur rreth 5-6 muaj më parë.

Deputeti i thotë se shqetësimin e tij ia ka bërë të ditur Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm, por ata nuk bënë asnjë përpjeke për marrjen e masave. Sipas Doshit, personi që kërkon eliminimin e tij dhe Fufit ishte Ilir Meta. Ky i fundit ka mohuar që të ketë lidhje me akuzat e rënda.

Top Channel