Chris Brown është bërë prind

04/03/2015 00:00

Chris Brown është prind i një vajze 9-muajshe. Sipas faqes ‘TMZ’, këngëtari amerikan është babai i një fëmije që ka me shoqen e tij të ngushtë dhe ish-modelen Nia, 31 vjeç.

Mendohet se Brown dhe Nia njihen me njëri-tjetrin prej vitesh dhe se reperi është i lumtur që është bërë prind.

Gjithsesi, Chris Brown dhe nëna e fëmijës nuk janë të lidhur bashkë pasi këngëtari është në një marrëdhënie me Karrueche Tran, me të cilën është ndarë dhe bashkuar aq herë sa nuk numërohen gjatë 4 viteve të fundit.

Top Channel