Njihuni me Adolfin, qenin e vogël që i ngjan jashtëzakonisht shumë diktatorit nazist Adolf Hitler.

Me “baluke” të zeza dhe një njollë mbi hundë që duket si mustaqe, këlyshit 8-javësh i është dhënë emri i Fyhrerit pasi fotot e tij në Facebook tërhoqën vëmendjen e njerëzve.

Pronarja e tij, Claire Walsh nga Uellsi, tha: “Koleget e mia më kanë thënë që ngjan shumë me Hitlerin kur kam hedhur fotot e para. Duket sikur ka flokë të ndarë anash dhe mustaqe.”

FOTO GALERI
1/2

Top Channel