Llalla: Krimi i ndërthurur me korrupsionin

04/03/2015 00:00

Adriatik Llalla, Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se, në disa ngjarje
specifike të ndodhura prej fillimit të vitit 2015, ka dyshime se mund të
jenë të përfshirë persona që janë pjesë e administratës shtetërore.

Deklarata e Llallës u bë gjatë një takimi me Prokurorët e Krimeve të Rënda. Kreu i organit te akuzes e bëri këtë mbledhje per te bere të ditur disa ndryshime ne drejtimin e saj.

Pavaresisht se vleresoi rolin e drejtuesit te Prokurorisë për Krime të Rënda, Eugen Beçi, Llalla deklaroi se, ka komanduar ne postin ne tij Adnan Xholi, i cili aktualisht është Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ne vleresmin e kryeprokurorit Llalla, organi i akuzës po angazhohet maksimalisht për të evidentuar, hetuar dhe dërguar para drejtësisë çdo shtetas, përfshirë edhe zyrtarë të niveleve të larta. Eugen Beci komandohet të drejtojë Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, një ndër rrethet me ngarkese të theksuar hetimore.

Top Channel