“ISIS-i ka qendra rekrutimi në Shqipëri”

04/03/2015 00:00

ISIS-i ka qendra rekrutimi aktive si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri. Kështu deklaroi Prokurori i Përgjithshëm i Breshës, Luigi Maria Dell’Osso, në një intervistë për të përditshmen ‘Il Corriere della Sera’.

Ai ka specifikuar se hetimet po vazhdojnë dhe me sa duket Shqipëria është pika nevralgjike e këtij rrjeti. Prokurori shpjegon se në Shqipëri bëhet proaganda, rekrutimi dhe stërvitja e një pjese të personave që më pas dërgohen për të luftuar përkrah ISIS-it në Siri, Libi apo Irak.

“Kemi zbuluar se kontaktet e disa personave që ishin bërë pika referimi për rekrutimin e luftëtarëve çonin në Bresha, prandaj kemi nisur hetimet e përbashkëta me autoritetet shqiptare”, vazhdon Luigi Maria Dell’Osso.

Ai vë në dukje se kur flitet për terrorizëm, duhet menduar edhe për burimet e financimit. Duke ndjekur këtë linjë, hetimet kanë çuar në disa agjenci transferimi parash, ku sipas prokurorit një pjesë e mirë e operacioneve kryhen me dokumenta të rremë.

Top Channel