Tom Doshi tensionon politikën; PD braktis Komisionin e Ligjeve

04/03/2015 00:00

Që parlamenti të enjten do të jetë shumë i tensionuar këtë e tregoi mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Demokratët kërkuan ndërprerjen  e proçedurave normale të shqyrtimit të ligjeve derisa të shqyrtohet kërkesa e Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

“Vrasës të tillë dhe njerëz të tillë na bëjnë që të mendojmë që ndoshta edhe nën karriget tona mund të vendosen lëndë eksplozive. Ky vrasës i akuzuar nuk na lë të punojmë të lirë një i akuzuar për dy vrasje që vërtitet vërdallë këtyre korridoreve”, deklaroi deputeti demokrat, Arben Ristani.

Mes demokratëve dhe deputetëve të LSI-së në Komisionin e Ligjeve ka patur debat për vërtetësine e deklaratave të deputetit Doshi. Ajo që ndodhi ishte paralajmërim për dëshmine e të pretenduarit për dëshmitar në vrasje, gjë të cilën opozita e cilësoi si mungesë besueshmërie të proçesit.

Spartak Braho dhe Gent Strazimiri përdorën batuta nga filmat shqiptarë për të konkretizuar situatën.

Demokratët u larguan nga Komisioni i Ligjeve për t’u bërë gati për një betejë të re parlamentare të enjten. 28 deputetë kanë firmosur kërkesën për shkarkim të Kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që siç thotë opozita, t’i hapet rruga një hetimi të paanshëm.

Top Channel