Dosjet, OSBE “rrëzon” draftin e shoqërisë civile. Vlerësime për projektligjin e Qeverisë

04/03/2015 00:00

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian (OSBE), e cila ka ndjekur nga afër të dyja nismat ligjore për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, është shprehur se projektligji i sjellë nga shoqëria civile dhe i mbështur nga deputetët Mesila Doda e Shpëtim Idrizi nuk përmbush standardet ndërkombëtare dhe kombëtare për çështjen e lustracionit.

Ky ligj është shpallur antikushtetues dhe është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në faqen 2, për pr.ligjin e Mesilës
: “Pas një shikimi të kujdesshëm të projektligjit, duket se paragrafët kyç lidhur me procedurën e lustracionit, projektligji ofron të njëjtat mjete dhe procedura si ligji nr. 10034, i datës 15/01/2009 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”. Ky ligj, sidoqoftë, u shpall si antikushtetues dhe u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese me vendimin e shtatorit 2010”.

Në faqen 5, për pr.ligjin e Mesilës: “Dispozitat e projektligjit nuk përcaktojnë një afat kohor lidhur me kohëzgjatjen e masës së lustracionit. Kjo nuk është në përputhje me Udhëzimet e KiE-së…”

Në faqen 6, për pr.ligjin e Mesilës: “Projektligji nuk e përmbush këtë kriter. Ai nuk parashikon një mekanizëm të përshtatshëm, që vërteton fajin në baza individuale, ashtu siç rekomandohet nga Rezoluta e KiE-së…”

Në faqen 10, për pr.ligjin e Mesilës: “Dispozitat e projektligjit lidhur me pozicionet e zgjedhura nuk janë në përputhje me Udhëzimet e KiE-së”.

Projektligji “Për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe procesin e lustracionit” të propozuar nga dy deputetët nuk përmbush standardet ndërkombëtare dhe kombëtare për çështjet e lustracionit. Ne besojmë se kjo nuk është një nga mënyrat për të trajtuar trashëgiminë e regjimit të mëparshëm totalitar.

OSBE deklaron se projektligji i Qeverisë është një nga mënyrat për të trajtuar trashëgiminë e regjimit të mëparshëm totalitar.

Top Channel