Jo gjithmonë qentë janë besnikë

04/03/2015 00:00

Thonë që qeni është miku më i mirë i njeriut, por jo në rastin e mëposhtëm. Përvoja e “Sfidës së akullt” për një gjyshe amerikane do të mbetet një kujtim i keq dhe i paharruar.

Brenda Rigdon nga Florida e Shteteve të Bashkuara ishte viktimë e një sulmi të pabesë të qenit të saj Pit Bull, i cili e kafshoi në gjysmën e fytyrës pak pasi e moshuara kreu sfidën “Ice Bucket Challenge”. (KLIKO KËTU PËR VIDEON)

Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar, por vetëm tani viktima e sulmit ka pranuar që pamjet të bëhen publike si pjesë e një fushate ndërgjegjësuese për të gjithë zotëruesit e një kafshe për të qenë të kujdesshëm.

Ndërkohë, sa i përket qenit disa ditë pas kësaj ngjarjeje, autoritetet vendosën asgjësimin e tij.

 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel