Kur përmasat të shkatërrojnë martesën

04/03/2015 00:00

Thonë që përmasa nuk ka rëndësi, por ndonjëherë janë të mjaftueshme për të shkatërruar një martesë.

Një grua nigeriane kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj vetëm një javë pas martesës me arsyen se ‘organi i tij ishte shumë i madh dhe e kishte të pamundur të kryente marrëdhënie seksuale me të’.

“Bëmë seks, por ishte një makth për mua. I tregova nënës time për këtë. Ajo më dha disa mjekime dhe më tha se me kalimin e kohës do të rregullohej çdo gjë”, citohet Aisha Dannupawa nga mediat nigeriane.

Vetë bashkëshorti ka pranuar që të japë divorcin, por me kusht që t’i paguhen të gjitha shpenzimet e kryera për ceremoninë martesore dhe për procesin gjyqësor.

Top Channel