Ushqim i gjallë për milingonat

04/03/2015 00:00

Një i ri kërkoi të testojë veten se sa do të duronte i hedhur gjysmë lakuriq mbi shtëpinë e një kolonie milingonash.

Objektivi i australianit Andrew Ucles ishte 10 minuta, por ashtu siç edhe pamjet tregojnë, ai nuk mundi të përballojë as për 30 sekonda sulmin ushtrisë së milingonave.

Në 10 sekondat e para milingonat i ngjiten në pjesën e parakrahut dhe shpinës. 7 sekonda pas kësaj akoma më shumë ngjiten mbi trupin e tij, ndërsa pak më vonë ato i futen edhe në pjesët intime duke bërë që i riu të dorëzohet. (KLIKO KËTU PËR VIDEON)  

Top Channel