Spitalla shpallet zonë e lirë ekonomike

04/03/2015 00:00

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e së mërkurës të shpallë zonë të lirë ekonomike zonën numër dy në Spitallë të Durrësit.

Miratimi i kësaj zone si zonë të lirë ëshë bërë me propozimin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomikt, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Zona do të shfrytëzohet për veprimtari prodhuese, përpunimi dhe agropërpunimi, veprimtari tregtare e import-eksport, shërbime dhe magazinim mallrash si dhe veprimtari ndihmëse për biznesin.

Në bazë të këtij vendimi, që hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, të gjitha bizneset që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë do të përfitojnë lehtësi nga taksat sipas ligjit për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike.

Top Channel