Jahjaga zbret sërish në terren, takime në Rahovec dhe Krushë

04/03/2015 00:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dalë sërish në terren për të takuar qytetarët e Kosovës. Ajo ka vizituar gjatë së mërkurës Krushën e Madhe dhe komunën e Rahovecit.

Jahjaga ka vendosur një buqetë me lule në memorialin te varrezat e fshatit Krushë e Vogël dhe në atë të Krushës së Madhe. Vizita vijoi me ndalesa në shkolla e punishte.

Pas Krushës së Madhe, Presidentja Jahjaga vizitoi edhe komunën e Rahovecit. Fillimisht ajo zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës, Idriz Vehapi, në të cilin u bisedua për zhvillimet aktuale në komunë, me theks në emigrimin ilegal të qytetarëve.

E shoqëruar nga kryetari i Komunës, Presidentja Jahjaga vizitoi teqenë në Rahovec, ku presidentja, duke iu përshtatur traditës, u ul këmbëkryq, ndërsa më pas, gjatë ecjes nëpër qytet, bisedoi me qytetarët dhe u njoh me problemet dhe shqetësimet e tyre.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel