SHBA, “Obamacare” në Gjykatën Supreme

04/03/2015 00:00

Në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara po zhvillohet seanca kushtuar argumenteve të reformës në shëndetësi të presidentit Obama, që mund të kërcënojë sigurimet shëndetësore për 8 milionë amerikanë.

Sfida për këtë çështje mbetet në dallimin mes tregjeve federale dhe atyre të kontrolluara nga shteti të sigurimeve, të organizuara sipas ligjit të presidentit në vitin 2010.

Në vitin 2012, instanca më e lartë gjyqësore trajtoi në një seancë të ndarë elementët e ligjit. Por shumë nga masat e tij kanë nisur që atëherë të aplikohen dhe rreth 9.5 milionë persona janë përfshirë në këtë program.

Konkretisht, gjykatës po i kërkohet të vendosë nëse formulimi i ligjit i bën njerëzit në 50 shtete të përshtatshëm për t’u varur nga taksa federale që i bën shpërblimet e sigurimeve më të përballueshme.

Ligji i vitit 2010, i njohur ndryshe si Obamacare, përmban një treg sigurimesh të menaxhuar në nivel federal ku amerikanët që nuk ishin të mbuluar nga punëdhënësit apo institucione shtetërore mund t’i blejnë sigurimet.

Disa shtete, në mënyrë individuale aplikuan ndryshimet, por shumica e tyre refuzuan ta bënin këtë. Banorët në 34 shtete të SHBA do të prekeshin nga ky vendim.

Kundërshtarët e ligjit në gjykatë përdorin këtë argument ndaj tij: vetëm personat e mbuluar nga tregjet shtetërore të sigurimeve janë të përshtatshëm për t’u varur nga taksat federale.

Ndërsa administrata Obama nga ana e saj argumenton se, ky është vetëm një këndvështrim i cunguar i ligjit, që përmban rreth 1 mijë faqe dhe që bën të qartë se vartës synohet të jenë ata që përmbushin kriteret sa i takon të ardhurave, pavarësisht se cilave tregje i përkasin.

Top Channel