Greqi, rifillon kampionati helen, por me dyer të mbyllura për 2 javë

04/03/2015 00:00

Futbolli në Greqi do të rifillojë. Pas ndalimit të përkohshëm, por të marrë me vendosmëri të lartë nga kryeministri Tsipras, për shkak të trazirave mes tifozëve gjatë përballjes së fundit “derbi” mes Olympiacos dhe Panathinaikos, kampioni helen do të rifillojë këtë fundjavë.

E megjithatë, me një kusht: të paktën 2 javët e ardhshme do të luhen me dyer të mbyllura. Lajmi bëhet i ditur nga zëvendësministri i Sporteve, Stavros Kontonis, i cili sqaron se “jo të gjitha klubet kishin përmbushur rekomandimet e bëra, ndaj dhe nuk mund të veprohej ndryshe”.

Vendimmarrja e qeverisë Tsipras pas incidenteve të ndodhura gjatë dhe pas derbit të Athinës, bëri që kampionati grek të ndëpritej për të tretën herë gjatë këtij sezoni, për shkak të episodeve të vazhdueshme të dhunës në futboll.

Në shtator, kampionati i një kategorie më inferiore (Seria B) u pezullua për një periudhë të pacaktuar për shkak të situatës tejet të rënduar ekonomike. Klubet ishin në krizë, por edhe kontratat e sponsorëve thuajse u përgjysmuan.

Top Channel