Akuzat e PD, reagon Didi: S’kam bërë deklarata për pretendimet e Doshit

04/03/2015 00:00

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka reaguar pas deklarimeve të deputetit demokrat, i cili tha se mes pohimit të Artan Didit dhe Saimir Tahirit ka kontradikta, ku i pari sipas tij ka mohuar të ketë pasur dijeni për ngjarjen dhe i dyti ka pohuar të kundërtën.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë thotë se nuk ka bërë asnjëherë asnjë deklarate për këtë ngjarje.

Ai thotë se është pyetur përmes telefonit nga një gazetare, nëse ka takuar në zyrën e tij zotin Doshi dhe atentatorin e dyshuar, pyetje për të cilën Didi thotë se i është përgjigjur shkurt, jo.

“Kjo është përcjellë e keqkuptuar ne disa media, dhe me pas edhe nga Partia Demokratike”,  thotë ai. Për Artan Didin, gjithçka është sqaruar në detaje nga dalja publike e ministrit Tahirit, dhe këtu nuk ka vend për aludime  thotë ai, që siguron se në çdo rast është i vendosur të zbatojë ligjin.

Top Channel