Doshi publikon foto në “Facebook” dhe shkruan : Ky është organi i akuzës në Shqipëri

05/03/2015 00:00

Menjëherë pas publikimit të videos, deputeti Tom Doshi ka publikuar edhe disa foto, që sipas tij, vërtetojnë implikimin e organit të akuzës në dijeninë për ngjarjen.

Në tre foto që Doshi ka bërë publike në profilin e tij, shihet Eugen Beci, që deri dje ka mbajtur postin e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në shoqërinë e dy personave të tjerë.

Sipas deputetit, ata janë Fatjon Skënderi dhe Ylli Xhaxhollari. I pari sipas pohimeve të Doshit, që u cituan nga ministri Tahiri,  ishte porositësi i atentatit ndaj tij. Ndërsa Xhaxhollari është pronari i lokalit që Doshi thotë se janë bërë takimet dhe bisedimet për organizimin e planit për eleminimin e tij dhe deputetit Fufi.

“Ky është organi i akuzës në Shqipëri!”, shkruan Doshi në shoqërim të publikimit të këtyre fotove.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel