Lazio barazon me Napolin, skuadra finaliste vendoset në “San Paolo”

05/03/2015 00:00

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Lacio dhe Napoli kanë barazuar 1-1, duke shtyrë kualifikimin për në ndeshjen e kthimit  në “San Paolo”.

Në pjesën e parë bardhekaltrit arrijnë të shënojnë të parët me Klosen dhe më pas kanë shpërdoruar disa raste.

Ndërkohë në pjesën e dytë skuadra e Benitez barazoi rezultatin me Gabiadinin, i cili realizoi pas asistit të Higuain. Në këtë ndeshje, porta e Lacios u mbrojt nga shqiptari Etrit Berisha, i cili ishte një ndër më të mirët te Lacio, duke ndaluar në disa raste sulmet e napolitanëve, ndërsa Lorik Cana nuk është aktivizuar asnjë minutë.

Top Channel