Lojtari bie në tokë pa ndjenja, frikë në futbollin anglez

05/03/2015 00:00

Sulmuesi francez i Swansea, Bafetimbi Gomis ka frikësuar të gjithë lojtarët dhe tifozët në “White Heart Lane” pasi është shembur në tokë krejt papritur gjatë minutave të para të ndeshjes me Tottenham.

Lojtari ka marrë menjëherë ndihmën e shpejtë nga mjekët e skuadrës, të cilët pasi i kanë vendosur një maskë me oksigjen e kanë nxjerrë me barrelë nga fusha.

Pas disa orësh drejtuesit e klubit kanë deklaruar se gjendja shëndetësore e futbollistit është stabilizuar. Kjo nuk është hera e parë që Gomis bie në tokë gjatë një ndeshjeje futbolli.

E njëjta gjë atij i ka ndodhur edhe 3 herë më parë, një herë gjatë stërvitjes me kombëtaren franceze dhe 2 herë kur luante me skuadrën e Lyon-it.

Top Channel