Qetësuesit e ardhshëm mund të jenë me 8 këmbë

05/03/2015 00:00

Shkencëtarët që kanë analizuar kimikatet e shumta që përmban helmi i merimangës deklarojnë se kanë identifikuar 7 përbërës që mund të bllokojnë aftësinë e trupit për t’i kaluar sinjalet e dhimbjes trurit.

Në kërkimin e realizuar, shkencëtarët u fokusuan në 206 lloje merimangash dhe kërkuan në helmet e tyre molekula që bllokojnë aktivitetin nervor përmes kanaleve përcjellëse.

Ekspertët vlerësojnë se një në pesë persona në mbarë botën vuan nga dhimbja kronike dhe trajtimi mjekësor të cilit i nënshtrohen zakonisht dështon të japë lehtësimin e duhur.

Dhe kostoja e këtyre mjekimeve është e madhe, plot 600 miliardë dollarë në vit vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Njerëzit ndjejnë dhimbje në një pjesë të trupit kur nervat nga zona e prekur i dërgojnë sinjale trurit përmes atij që njihet si “shtegu i dhimbjes” dhe është pikërisht ky shteg të cilin shkencëtarët po përpiqen ta ndërpresin teksa kërkojnë metoda të reja mjekësore.

Top Channel