Akuzat e Doshit, Llalla: Ngjarja në hetim

05/03/2015 00:00

Prokurori i Përgjithshëm ka prezantuar të enjten kreun e ri të organit
të akuzës së Elbasanit, Eugen Beci, i cili deri një ditë më parë  mbante
postin drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në fjalën e tij, Kryeprokurori Llalla e cilësoi lëvizjen e Becit si një “rifreskim” të drejtuesve të Prokurorisë.

Ndërsa i pyetur në lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi për përfshirje të Becit në komplotin e vrasjes ndaj tij, kreu i Prokurorisë u shpreh se kjo është një ngjarje në hetim nga ana e organit të akuzës për Krimet e Rënda, duke mos dhënë më tepër detaje.

Top Channel