Epopeja e UÇK-së, reagon shoqata e familjeve të dëshmorëve

05/03/2015 00:00

Shoqata e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së ka reaguar në lidhje me ceremoninë për “Epopenë e UÇK-së”, të mbajtur gjatë së enjtes në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, harroi të mbante një minutë heshtje për të rënët në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç harroi edhe detyrimin për të kënduar himnin kombëtar. E bëri këtë, edhe pse ai e di sikurse dhe e gjithë bota, se të gjithë dëshmorët e kombit, të gjithë luftëtarët e lirisë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra edhe komandanti legjendar Adem Jashari, kanë luftuar për atë flamur kombëtar dhe, kur kanë rënë, u është kënduar himni kombëtar, thuhet në reagimin e tyre.

“Zoti kryeministër, mos ki frikë nga flamuri dhe himni kombëtar, përveç se nëse ke pranuar kombësinë kosovare”, thuhet në reagimin e shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së.

Top Channel