“Situata politike, pasojë e mendjeve kriminale që ndryshuan Kushtetutën”

05/03/2015 00:00

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi e cilësoi situatën e fundit politike në vend si pjellë e mendjeve kriminale të cilat ndryshuan Kushtetutën.

Sipas Topit, ky është parlamenti më i dobët dhe më pak intelektual që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe kjo ka bërë që qytetarët të ndihen jo vetëm të pashpresë, por edhe të rrezikuar për jetët e tyre.

Në lidhje me kërkesën e opozitës për dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit Topi tha se nuk ka kuptim kërkesa për dorëheqje aq kohë sa nuk janë vërtetuar akuzat nga organet e drejtësisë.

Sipas Topit Berisha, që pengoi hetimet e ngjarjeve të Gërdecit dhe 21 Janarit është i fundit që mund të flasë për mospengim të hetimeve.

Deklaratat Bamir Topit i bëri nga qyteti i Elbasanit, ku këtë të enjte nisi procesi i votimi, përmes parimit “një anëtar një votë”  për kreun e ri të degës.

Top Channel