Sa është rritur djali i filmit ‘Stuart Little’

05/03/2015 00:00

Jonathan Lipnicki është fëmija i famshëm i fundit të viteve ’90 për interpretimin në disa filma të suksesshëm dhe tashmë në moshën 24-vjeçare ai nuk ngjan aspak me vogëlushin bjond me syze të mëdha që bëri për vete shumë njerëz në filmin ‘Jerry McGuire’ (1996).

Pasi luajti dhe në filmat ‘Stuart Little’, ‘The Little Vampire’ dhe ‘Little Mike’, Jonathan vendosi të bënte një jetë adoleshenti normal dhe e la karrierën kinematografike.

Por, tashmë që ka përfunduar arsimin e lartë, i riu është gati të kthehet në Hollywood.

“Jam gati të punoj sërish. Njerëzit ende më mbajnë mend 5 vjeç, kështu që është detyra ime të punoj fort dhe t’i habis të gjithë“, deklaroi Lipnicki.

Top Channel