Ambasadorët braktisin parlamentin: Zhgënjim për debatin politik

05/03/2015 00:00

Disa ambasadorë preferuan që ta ndjekin seancën e kësaj të enjte nga brenda sallës së Kuvendit. Ambasadori Francës, ai italian, ai gjerman, Ambasadorja e Holandës, së bashku me kreun e misionit të BE-së, Romana Vllahutin kanë mbërritur pak përpara nisjes së seancës.

Por në momentin kur kryeparlamantari Meta ka kërkuar 5 minuta pushim, si pasojë e përplasjeve mes deputetëve, diplomatët kanë patur një bashkëbisedim të shkurtër mes tyre. Më pas ata janë larguar që të gjithë dhe pak më vonë, prezenca e OSBE-së nëpërmjet një deklarate për median thotë se “e ka ndjekur me zhgënjim përkeqësimin e debatit politik gjatë ditëve të fundit”.

“U bëjmë thirrje të gjithë politikanëve të frenojnë gjuhën dhe veprimet ndezëse dhe të lejojnë institucionet e vendit të funksionojnë në interesin më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë”, thuhet ne deklaratë.

Top Channel