Vritet shefi ushtarak i Frontit al-Nusra

05/03/2015 00:00

Shefi ushtarak i Frontit al-Nusra, Ebu Hemani al-Shami dhe tre persona të tjerë të rëndësishëm të grupit xhihadist janë vrarë në një sulm ajror të kryer nga ushtria siriane.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë transmetoi se ushtria vuri në shënjestër liderët e al-Nusra, pasi ata zhvilluan një takim në provincën veriore të Idibit.

Fronti al-Nusra është një nga grupet më të fuqishme që luftojnë ndaj regjimit të Presidentin sirian, Bashar al-Asad. Ditën e mërkurë, ata sulmuan selinë e Forcave Ajrore të Inteligjencës në Aleppo

Në një postim në rrjetet sociale militantë të al-Nusra-s, i kanë identifikuar tre personat e tjerë, figura të rëndësishme të grupit, si Abu Musab Falastini, Abu Omar Kurdi dhe Ebu baraa Ansari.

Detajet e sulmit janë të paqarta, megjithatë, agjencia zyrtare e lajmeve siriane e përshkroi sulmin si një “operacion unik”,  të kryer nga ushtria siriane në zonën e al-Habit.

Top Channel