Vazhdojnë masakrat e Boko Haram në Nigeri, me dhjetëra të vrarë në një fshat

06/03/2015 00:00

Të paktën 64 persona janë vrarë në një fshat të Nigerisë nga militantët e Boko Haram.

Persona të armatosur masakruan burra e djem dhe më pas i vunë zjarrin banesave të fshatit Njaba në verilindje të Nigerisë, kanë thënë banorët që i mbijetuan sulmit. Bastisja ndodhi të martën në mëngjes, por nuk është raportuar menjëherë për shkak të largësisë së zonës.

Militantët e Boko Haram kanë vrarë me mijëra njerëz, kryesisht në verilindje të Nigerisë, në përpjekje për të krijuar Shtetin Islamik.

Muajin e kaluar, mbi 300 militantë të fraksionit Boko Haram u vranë në një seri operacionesh ushtarake tokësore e ajrore në verilindje të Nigerisë.

Top Channel