India nuk lejon shfaqjen e filmit “50 hijet e Greit” në kinema

06/03/2015 00:00

India ka ndaluar shfaqjen në kinema të filmit “50 hijet e Greit”. Sipas “The Guardian edhe pse filmit i ishin hequr disa skena posaçërisht për vendet e lindjes, India nuk e pranoi edhe versionin e reduktuar.

Shefi ekzekutiv i Bordit Qendror të Certifikimit të Filmit, Shravan Kumar, nuk i ka bërë të ditura arsyet e ndalimit të këtij filmi, por ka thënë se “Universal Pictures”, kompania që e ka prodhuar filmin, mund ta apelojë vendimin.

“50 hijet e Greit” në kohë rekord u kthye në një nga filmat që shiti miliona bileta në mbarë botën. Bazuar në romanin shumë të suksesshëm nga E.L. James, filmi  erotik  tregon një histori dashurie midis një miliarderi tërheqës dhe një studenteje, bazuar në skena të forta seksuale.

Sipas një sondazhi të zhvilluar online nga stafi realizues i “50 hijet e Greit” , sallat e kinemave u dominuan nga femrat, të cilat nën shoqërinë e njëra-tjetrës kishin vendosur të shijonin filmin.

Top Channel