Reshjet përmbytin sërish Vlorën, rrugët bllokohen nga uji

06/03/2015 00:00

Reshjet e dendura të shiut, që ranë mbremjen e së enjtes, kanë sjellë
probleme në qarkullimin e automjeteve dhe të banorëve të Vlorës.

Situata më problematike ishte në lagjet “Pavarësia”, “28 Nëntori”, në zonën e Skelës, hyrja dhe dalja e qytetit, që kanë qenë nën ujë. Megjithëse punonjësit e shërbimeve ishin në gatishmëri nuk kanë mundur të largojnë ujin, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut.

Qyteti i Vlorës vuan përherë mungesën e kullimit të ujërave, edhe kur shiu nuk ka intensitet të lartë, pasi kanalizimet janë të vjetra dhe shpeshherë të bllokuara, duke shkaktuar përmbytje edhe me pak shi.

Top Channel