Autoriteti Rrugor Shqiptar: Situata në akset kryesore kombëtare

06/03/2015 00:00

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të
Transportit Rrugor njoftojnë për paraqitjen e vështirësive në kalimin e
akseve kryesore në vend.

Dy institucionet apelojnë ndaj gjithë drejtuesve të automjeteve në zonat ku ka vështirësi qarkullimi, për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe për të respektuar sinjalistikën.

Bëhet me dije se për ditën e premte, deri në orën 10:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

-Aksi Elbasan–Gjinar është bërë i kalueshëm me vështirësi, sipas variantit të ri të rrugës. Vazhdon të punohet në këtë aks. Nuk lejohet kalimi i autobusëve. Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje të rrugës.

-Aksi Elbasan–Qafë Thanë, në Murrash ka patur rënie gurësh, por vijon puna për largimin e tyre nga rruga. Nuk ka probleme per qarkullimin.

Në aksin Fushë Studën–Stebleve ka 20 cm borë, por qarkullimi nuk paraqet probleme.

Në Qarkun e Beratit nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve, por të bëhet kujdes në akset ku ka rrëshqitje, si pasoje e reshjeve.

Në aksin Vlorë–Palasë, në Fushë Dukat, ka shkarje dheu. Kalimi kryhet me dy kalime me vështirësi. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në segmentet ku ka rrëshqitje të materialeve në rruge.

Në Kukës, reshjet e borës kanë ndaluar, ndërsa trashësia e saj ka arritur në 1 metër.

Gjithashtu, dhe në Pukë kanë pushuar reshjet e borës, por vetëm aksi Qafë Mali – Fierze, momentalisht është i bllokuar në zonën e Dardhës. Po punohet për zhbllokimin sa më parë të këtij aksi. Akset e tjera janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Po punohet për zgjerimin e pjesës kaluese.

Edhe në Dibër kanë pushuar reshjet e dëborës.

Akset Qafë Bualli – Kraste, segmenti Muhur – Qafë Draje, Ostren – Stebleve, Sllove – Kala e Dodës kanë vështirësi në qarkullim, prandaj rekomandohen zinxhirët.

Top Channel