Rusi, lirohet Alexei Navalny, kritik i Putinit

06/03/2015 00:00

Alexei Navalny, njëri prej kritikëve më të fortë të presidentit rus, Vladimir Putin la qelinë 15 ditë pasi u ndalua për thirrjet për protesta.

Navalny la qelinë ku mbahej në Moskë një javë pas vrasjes së një tjetër figure opozitare, Boris Nemtos, që u qëllua pranë Kremlinit pas thirrjeve për protesta kundër luftës në Ukrainë.

Protesta e 1 Marsit, të cilën e thërritën të dy udhëheqësit e opozitës, në vend të një proteste kundër Putinit u shndërrua në një marshim homazh për nder të Nemtsov.

Navalny deklaron se të gjitha akuzat e ngritura kundër tij janë të motivuara politikisht.

Top Channel