ISIS po fshin historinë, në rrezik qyteti antik në Irak

06/03/2015 00:00

Arkeologët dhe historianët kanë lëshuar alarmin; ISIS po fshin historinë. Sipas tyre, militantët ekstremistë po shkatërrojnë qytetin antik asirian të Nimrudit në Irak.

Qyteti antik ndodhet pak kilometra në jug-lindje të Mosulit dhe konsiderohet si një ndër pasuritë më të mëdha historike të njerëzimit.

Në këtë zonë ndodhen një sërë monumentesh që datojnë që nga shekulli i 13-të para Erës Sonë, ndaj të cilave ISIS po përdor varretë dhe buldozerët për t’i rrënuar plotësisht.

“Po fshijnë historinë tonë”, thotë arkeologu irakian Lamia al-Gailani.

Për ISIS statujat dhe monumentet antike janë ‘idhuj falsë’ që nuk duhet të adhurohen dhe duhen prishur.

Shumë arkeologë e krahasojnë përpjekjet e ISIS-t për të shkatërruar monumentet e mëdha historike të Nimrudit në të njëjtin nivel me vandalizmin kulturor të talebanëve në vitin 2001 kur shkatërruan skulturpat e ngritura në shkëmb të Budës.

Top Channel